I pafajshëm/ Pamela Anderson viziton në burg Julian Assange

0
351

Pamela Anderson ka përshkruar sot kreun e rrjetit Ëikileaks, Julian Assange si “njeriu më i pafajshëm në botë” dhe tha se do të luftojë për të shpëtuar jetën e tij, para se ta vizitonte atë në burgun e Belmarsh në Britani. Ajo shoqërohej nga kryeredaktori i rrjetit të Asange, Kristinn Hrafnsson, në atë që WikiLeaks përshkruante si vizita e parë shoqërore për të që prej arrestimit kur Ekuadori anulloi azilin e tij politik në ambasadën e Londrës.  “Ai nuk meriton të mbahet në një burg të sigurisë maksimale. Nuk ka kryer krime të dhunshme dhe është i pafajshëm,” tha Anderson jashtë burgut në juglindje të Londrës.  “Ai është një njeri i mirë dhe ju nuk mund ta imagjinoni atë që po kalon,” tha Anderson, e cila kishte veshur një pelerinë me tekste që i referoheshin burgjeve, tiranisë dhe  ish-kryeministrit britanik të kohës së Luftës Civile, Oliver Cromwell. Më herët në rrjetet sociale ajo kishte komentuar për John Lilburne, ish-miku i Cromwell por që prej kundërshimit të politikave të shtypjes u dënua për tradhti në vitin 1649.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here