“Elbasani i mbushi me energji çunat”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Fejesa e dytë po ndodh

0
485

Deputeti Myslim Murrizi ka kometuar deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili ka vendosur që së bashku me aleatët të mbajë një takim me presidentin Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike.

Murrizi i ka ironizuar aleatët e PD, teksa i përshëndet me vargjet e një kënge, ndërkohë që një tjetër marrëveshje të Bashes me kryeministrin Edi Rama, pas asaj të vitit 2017, e quan fejesë të dytë.

Komenti i Murrizit:

Deklaraten e Bashes sot per dialog me Ramen pas “ presionit” te madh te “ nderkombetareve” Mediu Shehi, Ndoka, Dulja dhe Duka, do ta pershendes me vargjet e nje kenge te vjeter Tironce

DY ÇUNAT QE KA TIRONA

BOJN HAROM NJE KASABA

SADIKU ME MUSTAFAN

DYQANET KARSHI I KANE

Ashtu si para dy vitesh kur Rama la takimin ne Elbasan dhe erdhi e ju prishi takimin “ nderkombetareve” te siper permendur me ish kryetarin e kuvendit Meta, edhe kjo “ FEJESE” e dyte ndodh pas takimit te Rames te shtunen ne Elbasan

Siç duket Elbasani i mbush me energji “ ÇUNAT”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here