Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është partia më e shqetësuar në vend kohët e fundit. Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se kryetarja e LSI dhe presidenti Meta shpenzojnë shuma marramendëse për të shkolluar fëmijët në Londër. Këtë gjë ia kujtojnë edhe qytetarët. Ata shprehen se këto para nuk po i bëjnë dot as si biznesmenë.
































