Pas protestës së djeshme të PD në Shkodër, 10 persona po procedohen në gjendje të lirë. Mes të hetuarve është kryetari i PD, Shkodër Xhevdet Amuli dhe kreu i FRPD Arvit Bushati.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Rama u prit në Shkodër me protesta nga simpatizantët e PD dhe LSI të cilët bllokuan rrugën.
Protesta u shoqërua me përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve.
Rama shkoi në Shkodër në në kuadër të nismës ‘Bashkia që duam’.









































