Google search engine
Home Aktualitet Rama në Elbasan/ Ish-deputetët e PD nuk përmbahen, nis përplasja fizike mes...

Rama në Elbasan/ Ish-deputetët e PD nuk përmbahen, nis përplasja fizike mes policisë dhe qytetarëve: Të marr zvarrë (Shikoni videon)

0
354

Teksa kryeministri Edi Rama ka planifikuar të shkojë në Elbasan këtë të shtunë, opozita dhe qytetarët kanë dalë në protestë.

Ata kanë bllokuar rrugën hyrëse për në qytet.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie, mes tyre dhe forca speciale, dhe janë përplasur me protestuesit. Efektivët e policisë kanë shtyrë me forcë ish-deputetët e PD-së të pranishëm në protestë si Luçiano Boçi dhe Endri Hasa si dhe protestues të tjerë, për të liruar rrugën. Ndërsa këta të fundit, mes thirrjeve “Rama ik”, kanë kundërshtuar të lirojnë rrugën.

“Të marr zvarrë”, i drejtohet në një moment një prej efektivëve të policisë një protestuesi.

Megjithatë, pas disa minutash përplasje, protestuesit janë vendosur në bankinë, duke liruar korsinë e kalimit të automjeteve.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here