Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar në formë përfundimtare gjykatësin pranë Gjykatës në Rrethin Gjyqësor të Tiranës, Astrit Faqolli.
Nga hetimet e kryera nga KPA-ja, rezulton se subjekti vlerësues ka probleme me kriterin e pasurisë, ku të dhënat e deklaruara nuk përputhen me ato reale.
Më parë, gjyqtari në fjalë u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ky vendi u apelua nga Komisioneri Publik, veprim ky që solli më pas edhe përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë.