Plas arma në Durrës (Zbardhen detajet)

0
423

Vihen në pranga dy të rinj pasi kanë qëlluar me armë zjarri dhe një 15-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, bëjnë me dije burimet zyrtare nga policia e Durrësit.

“Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, arrestuan në flagrancë shtetasit: L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për shtetasin e mitur A.K.,17 vjeç , banues në lagjen Nr.15, Durrës. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët  se këta shtetas në ‘Portoromano’,  ishin duke qelluar me armë zjarri në ajër”, njoftoi Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ”Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtuan te njejtat burime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here