Në një takim për sensibilizimin e punësimit të grave të prekura nga kanceri i gjirit, zëvendës ambasadorja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka treguar një histori të dhimbshme personale.
Zyrtarja e Ambasadës Amerikane ka treguar se pikërisht në këtë muaj, 12 vite më parë ajo humbi mamanë e saj për shkak të kancerit.
‘Do të doja të ndaja me ju sot diçka thellësisht personale. 12 vjet më parë në këtë muaj unë humba mamanë time për shkak të kancerit. E di personalisht që kanceri i gjirit na prek të gjithëve, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë. Partitë politike? Të parëndësishme! Pasuria? Të parëndësishme! Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjen’, u shpreh ajo.