10 protestues lihen në qeli, Gazment Bardhi shpërthen në akuza të rënda ndaj Prokurorisë

0
375

 Të burgosur politikë i ka konsideruar Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, protestuesit që janë lënë në qeli nga gjykata. Në seancën e zhvilluar sot, ndaj tre personave, që morën pjesë në protestën e 13 prillit, është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Ata janë: Armando Geca, Edmond Bushi dhe Eneid Gjata.

Për 32 protestues të tjerë të arrestuar u vendos masa ‘detyrim paraqitje’, pasi nuk është provuar se kanë kryer akte dhune.

Bardhi tha se “asnjëri prej 40 të arrestuarve nuk ka kryer as edhe një akt dhune.”

“Prokuroria edhe sot shërbeu si vegël politike e Edi Ramës duke kërkuar ‘arrest me burg’. Gjykata faktoi atë që unë thashë se nuk ka asnjë provë që kanë kryer dhunë. Janë të burgosur politikë vetëm sepse janë kundërshtarë të Edi Ramës. Sa më shumë të burgosur politikë të ketë aty brenda aq më shumë protestues do të ketë në shesh”, tha zyrtari i lartë i PD-së.

Që prej protestës së 16 shkurtit, rezulton se 10 protestues janë burgosur dhe mbi 200 të tjerë janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia. Sipas Bardhit, me dhjetëra qytetarë të tjerë janë shpallur në kërkim apo janë proceduar penalisht vetëm sepse i janë bashkuar protestave të opozitës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here