Rihapen aplikimet për formularin A1 të Maturës Shtetërore, ja çfarë ka ndryshuar

0
427

Provimet e maturës po afrojnë për mijëra maturantë. Ndaj të gjithë ata maturantë të cilët nuk arritën të plotësojnë formularët e aplikimit për në universitet, do të kenë një shans të dytë. Me anë të një shkrese zyrtare, Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve në fund të muajit maj. Në këtë mënyrë të gjithë ata të rinj të pavendosur apo edhe ata që nuk e kanë shfrytëzuar fazën e parë për arsye të ndryshme, u ofrohet një mundësi e dytë. Ata do të kenë 5 ditë në dispozicion, përkatësisht nga data 27 maj deri në datën 31 maj, për të plotësuar formularin. Aplikimet do të bëhen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës. Ja çfarë thuhet në njoftim: Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur.”Ndryshe nga vitet e kaluara, aplikimet për formularin A1 dhe A1Z, këtë vit nisën në fillim të muajit janar. Në rregulloren e bërë publike më herët nga Ministria e Shëndetësisë janë përcaktuar edhe rregullat bazë, që duhet të ndiqen nga maturantët. Në muajin qershor do të nisë edhe sezoni i provimeve. Ndryshe nga vjet, ata do të kenë vetëm një provim me zgjedhje. Ndërkohë që për të mos lënë asnjë derë të hapur për ankesa, Ministria e Arsimit që në muajin tetor nxitoi të publikonte programet orientuese, duke iu dhënë mjaftueshëm kohë maturantëve që të përgatiten mbi atë çka i pret në muajin qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here