Banesa e një avokati nga Durrësi ka rënë pre e grabitjes. Lajmi konfirmohet për mediat Edmond Saliu, sipas të cilit hajdutët kanë marrë 350 milionë lekë.
“Autorët kanë marrë kasafortën që ishte e mbyllur me çelës” – mësohet të ketë thënë avokati Saliu.
Ndërkohë që grupi hetimor ka ngritur dyshime. Burime nga Policia shprehen se shtëpia e Edmond Saliut nuk ka pasur thyerje të dyerve apo dritareve.









































