Dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çukos, të cilët u dënuan me ‘arrest shtëpie’ gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4” kanë bërë sot lëvizjen e radhës.
Ata kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”. Mësohet se Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e tyre.
Më herët, dy ish deputetët kishin kërkuar zbutje të masës së sigurisë.
Ndërkohë avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia, ka thënë se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka, sipas të cilit nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.