Zbardhen detajet, ja propozimet e AIDSSH për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit

0
423

Zbardhen detajet e propozimeve të AIDSSH për të shtrirë procesin e verifikimit të dosjeve të Sigurimit dhe në politikë. Pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve kryetarja Gentiana Sula, tha se do kërkojnë që të gjithë kandidatët para zgjedhjeve t’i nënshtrohen verifikimit nëse kanë pasur apo jo lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Në raportin vjetor të Autoriteti t të Dosjeve janë dhënë dhe detaje mbi këtë propozim.

“Autoriteti, duke vlerësuar dhe duke konstatuar problematikën konkrete të ndeshur në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë qershor 2017, ku nga 18 parti politike të regjistruara në zgjedhje, vetëm dy prej tyre, paraqiten kërkesë në Autoritet, për verifikimin e figurës së pastërtisë të kandidatëve të propozuar nga ana e tyre (PDIU, PAP), është e gatshme të ofrojë të gjithë kontributin apo asistencën e duhur, për ndryshimet ligjore të mundshme në Kodin Zgjedhor, lidhur me çdo kërkesë të paraqitur nga subjektet e regjistruara në zgjedhjet e radhës, për qëllime të transparencës së figurës së kandidatëve, gjatë fushatave elektorale dhe më gjerë”, thuhet në raport.

Sipas raportit, drafti për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor është gati dhe do dërgohet shumë shpejt në Kuvend. “Në këtë kontekst, Autoriteti mbi bazën e informacionit, dijeve dhe eksperiencën teknike të përftuar si eksperiencë nga zgjedhjet e kaluara ka përgatitur një draft/propozim për përmirësime të nevojshme të kuadrit ligjor zgjedhor, ku ngelemi të hapur dhe për variante të tjera të mundshme, për qëllime të transparencës së figurës së kandidatëve, gjatë fushatave elektorale, të cilat besojmë se komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, do ti materializojë në dispozita të reja ligjore. Ky draft i është përcjellë gjatë muajit Nëntor 2018 dhe Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet aty. Po ashtu kërkohet dhe të ndryshohet ligji për dosjet e Sigurimit. Sipas raportit, përmes rishikimit të disa neve do bëhet e mundur që të futen dhe praktika europiane. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here