Zgjedhjet e 2017-ës/ Zbulohet lidhja e vëllait të Admir Muratajt me PD-në (Foto)

0
397

Vëllai i Admir Muratajt, Ilir Murataj, i cili ditën e djeshme pasi identifikoi trupin e vëllait të tij të vdekur tha se do t’i gjejë ata që e kanë lënë të vëllain në rrugë, është i njohur ndryshe si Can Murataj, pasi prej disa vitesh ka ndërruar emrin.

Për grabitjen e ndodhur ku u vodhën miliona euro opozita ka bërë përgjegjëse qeverinë. Por duket se vëllai i Murataj ka dhe një lidhje personale me PD.

Në rrjetet sociale ai ka postuar edhe një foto ku shfaqet selia e Partisë Demokratike. Bashkë me të ai ka postuar edhe foton e tij, ku shfaqet në një ashensor. Nga renditja e fotove duket se ai ka pozuar brenda ashensorit të selisë së Partisë Demokratike.

Nuk dihet nëse lidhja e tij me këtë parti politike është thjeshtë e një simpatizanti apo nëse Can Murataj mund të ketë ndonjë status apo lidhje më të ngushtë me Partinë Demokratike.

Ndërkohë  në një ‘badge’ identifikimi ku shfaqen të dhënat e tij, duket se Murataj ka qene dhe vëzhgues i shoqërise civile në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

https://sot.com.al/sites/default/files/images/fullgallery/1555014640_ilirmurati.jpeg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here