Rama në Dubrovnik/ Arrihet marrëveshja e parë me kryeministrin kinez

0
443

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh në Samitin e Dubrovnikut se Kina i mirëpret eksportet e produkteve bujqësore të Shqipërisë.

Kryeministri kinez, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Samitin e tetë të liderëve të Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Dubrovnik, shprehu afrimitet përsa i përket marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ky vit shënon edhe 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.

Duke përshëndetur miqësinë tradicionalisht të rrënjosur mes dy vendeve, kryeministri Li Kerqiang tha se marrëdhëniet Kinë-Shqipëri janë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit.

Kryeministri Keqiang theksoi se Kina mirëpret zgjerimin e eksporteve shqiptare në Kinë, të produkteve bujqësore dhe specialiteteve vendore shqiptare, të tilla si mjalti, vaji i ullirit apo vera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here