Mijëra forca të angazhuar në terren, në gatishmëri edhe Garda e Republikës, por ja çfarë do jetë ndryshe nga protestat e tjera

0
356

Dita e nesërme do të shënojë edhe protestën e radhës të thirrur nga opozita që do mbahet pasdite, ndryshe nga herët e tjera. 

Ndërkaq, Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit. Kështu mësohet se në terren do të jenë të angazhuara rreth 1500 forca policie. Po ashtu në gatishmëri do të jenë dhe autobotet me ujë dhe gaz lotjsellës. Në gatishmëri do të jetë edhe Garda e Republikës e cila do të ndërhyjë në rast përshkallëzimi.

Pjesë e masave të policisë pritet që të jetë edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’, rrugët që lidhin bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca. Në këto rrrugë do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve.

Nga ana tjetër opzoita nuk ka dhënë një orar për zgjatjen e protestës.  Ndyshe nga protestat e kaluara e nesërmja do të nisë pasdite në orën 18:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here