Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka shkaktuar një tjetër incident të rradhës, por fatmirësisht pa pasoja.
Në një video, e cila prej disa orësh është kthyer në virale në rrjetet sociale, Junker pothuajse i vendos flakën zonjës së parë të Ruandës, gjatë një ceremonie përkujtimore të Genocidit të Kigalit, ku 25 vjet më parë mbetën të vdekur rreth 800 mijë njerëz.
Siç shihet, Jeannette Kagame për pak sa nuk “mori flakë” nga pishtari që mbante Junker, por ndërhyn menjëherë një punonjëse e shërbimit të ceremonisë, dhe për fat gjithçka shkoi mirë.
Junker “shquhet” për veprime apo batuta që shkaktojnë debate dhe akuzohet shpesh se është një përdorues i alkoolit, edhe në takime të tilla zyrtare.
Shiko video:
blob:https%3A//players.brightcove.net/a8a92c6d-f647-4bbd-9c5a-0b017daf2d47