Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit ka përfunduar procesin e grumbullimit të dokumenteve. Sipas raportit vjetor të këtij institucioni, AIDSSH ka nënshkruar Marrëveshjet e Bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme në datën 19.05.2017, Shërbimin Informativ Shtetëror në datën 26.06.2017 dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në datën 05.05.2017. Sipas raportit, me nënshkrimin e Marrëveshjeve me institucionet e mësipërme janë hartuar Programet e Përbashkëta të Grupeve të Punës ndërmjet institucioneve dhe ka filluar puna për inventarizimin e hollësishëm dhe marrjen në dorëzim të dokumentacionit arkivor, të përcaktuar në nenin 1 të VKM-së nr. 98/2017. AIDSSH ka bërë të ditur se
Ka përfunduar marrja në dorëzim dhe inventarizimi i Fondit nr. 4, “Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit”, në total 8328 dosje dokumentesh arkivore; Ka përfunduar marrja në dorëzim dhe inventarizimi i Fondit 134, “Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit”. Në total janë marrë në dorëzim 860 dosje dokumentesh arkivore; Ka përfunduar marrja në dorëzim dhe inventarizimi i Fondit 6, “Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit”, në total 1003 dosje dokumentesh arkivore; Ka përfunduar marrja në dorëzim Fondi nr.141, në total 2356 dosje dokumentesh arkivore të vendosura në 148 kuti dhe 56 blloqe dhe libra të evidencës operative. “Të gjitha dokumentet arkivore të mësipërme janë vendosur në kuti kartoni të pajisura me etiketat përkatëse dhe aktualisht ruhen në ambientin që Arkivi i Ministrisë së Brendshme na ka vënë në dispozicion të AIDSSH-së, pranë IPQP. Sa më sipër, është përmbushur objektivi duke përfunduar procesin e marrjes në dorëzim për të katër fondet arkivore të përcaktuara, me një total prej 12547 dosjesh”, thuhet në rpaoritn vjetor. Po ashtu bëhet e ditur se procesi i marrjes në dorëzim ka përfshirë verifikimin fletë për fletë të dokumenteve që ndodhen në secilën prej dosjeve, duke bërë ballafaqimin e tyre me të dhënat në inventarët e dosjeve të fondeve arkivore dhe plotësimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim. Gjatë procesit të marrjes në dorëzim është kryer edhe verifikimi dhe evidentimi i gjendjes fizike të dokumenteve. Më poshtë kemi paraqitur fondet arkivore të cilat i janë nënshtruar procesit të inventarizimit të hollësishëm dhe marrjes në dorëzim nga Arkivi i Sistemit të Ministrisë Brendshme tek Arkivi i AIDSSH-së.