Tjetër goditje e fortë vjen për PD gjatë seancës së Parlamentit/ Kush është kandidatja që kërkon mandatin dhe pritet të zërë vendin e Tritan Shehut

0
342

Tjetër rrjedhje nga radhët e Partisë Demokratike. Kandidatja e PD, në Qarkun e Gjirokastrës, Fatjona Koço Dhimitri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fatjona Dhimitri ka qenë e renditur në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës me numrin 7.

Në këtë Qark PD arriti të fitojë vetëm një mandat, atë të Tritan Shehut. Kandidatja demokrate ka dorëzuar dy ditë më parë formularin në KQZ-së dhe për rrjedhojë hapet rruga që ajo të marrë mandatin e Tritan Shehut.

Fatjona Dhimitri ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërkohë që ka punuar si Avokate dhe si Juriste në disa kompani private.

Ajo pritët të ulet në Parlament Bashkë me 22 deputetët e rinj që hynë nga listat e PD dhe LSI-së.

Ndërkohë që në Kuvend qëndruan dhe tre “veteranët” që nuk pranuan të djegin mandatet, si Lefter Koka i LSI-së, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nga PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here