Është djegur automjeti i shefit të krimeve në komisariatin e Tepelenës.
Mësohet se bëhet fjalë për Gentjan Shehun, i cili e ka gjetur të djegur makinën e tij tip “Ford”, mëngjesin e sotëm.
Automjeti tip “Ford” ka qenë i parkuar poshtë pallatit, ndërsa sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë.
“Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qënë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental(difekt elektrik)”, ka njoftuar policia.