“Kjo nuk ishte thënë ndonjëherë”, Spartak Ngjela jep paralajmërimin, nxjerr mesazhin e fortë që futi në panik pushtetarët

0
361

Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattheë Palmer u ka dërguar një mesazh të gjithë të korruptuarve në vend, duke e bërë të qartë se kushdo që ka kryer afera do japë llogari. Lidhur me këtë mesazh ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela i cili shprehet se dje shqiptarët panë një mënyrë të re të politikës. Ai citon Palmerin dhe shprehet se mesazhi i tij nuk ishte thënë ndonjëherë kjo nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Postimi

Dje shqiptarët panë një mënyrë të re të politikës: talljen e politikës amerikane me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, Berisha-Basha e co.

Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan tha: “të korruptuarit e shqipërisë duhet të kenë frikë”.

Nuk ishte thënë ndonjëherë kjo nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Palmer e trajtoi opozitën pa mandat të Tiranës si një bandë të mundurish.

Kurse banda na ka thënë se do të bëjë kryengritje. (!)

Të shohim se çfarë do të thotë sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here