E ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Shoë”, Bebe Rexha ka treguar përveç karrierës së saj muzikore, edhe për Shqipërinë.
Jonathan Ross e pyeti Bebe Rexhën nëse e di gjuhën shqipe dhe ajo gjithnjë flet me krenari kur bëhet fjala për Shqipërinë dhe rrënjët e saj:
“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potatochips?”
Gjithashtu, Bebe tregoi dhe për dasmat shqiptare:
“Po, ndonjëherë kthehemi në Shqipëri dhe dasmat zgjasin 5 ditë. Është diçka intensive, është çmenduri.”,