Rudina Hajdari flet me emra: Komunikova me dy-ish deputetë për mandatin

0
379

Rudina Hajdari ka zbuluar se është konsultuar me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin, për vendimin e saj për të mos djegur mandatin. Në studion e emisionit ‘Open’, Hajdari theksoi se largimi i dy-ish deputetëve është një arsye më shumë për të ngritur zërin për reformimin e Partisë Demokratike.

“Po mund te kem pasur takime me ta. Jam takuar në shume raste. Për mua, mënyra si ata u larguan, është një arsyeje më shumë për të folur për një reformim të Partisë Demokratike”, deklaroi Hajdari, që disa herë u mundua t’i shmangej një përgjigje konkrete.

Gjishtatu, ajo u shpreh se para marrjes së vendimit është konsultuar edhe me disa zyrtarë amerikan dhe europian, pavarësisht se nuk përmendi ndonjë emër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here