Lulzim Basha jep detaje nga takimi me Palmer: 6 pikat që diskutuam

0
382

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka zbardhur takimin e zhvilluar sot me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit për Europën, Matthew Palmer.

Në takimin që zgjati rreth një orë, Basha shkruan se ata kanë zhvilluar një diskutim të hapur rreth mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, mosndëshkimit, krimit, korrupsionit, krizës politike etj,.

“Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Mattheë Palmer rreth situatës: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë, mosndëshkimit, krimit, korrupsionit dhe kriza politike. Angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here