Grabitje e përgjakur brenda në aeroportin e Rinasit. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur makinën e blinduar me të cilën do transportoheshin paratë e një banke të nivelit të dytë. Ka pasur rezistencë dhe të shtëna me armë, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur roja i parave të bankës. Autorët largohen me thasët me para, dyshohet u grabitën 2 milionë euro.
Grabitja ndodhi rreth orës 15:00. Sipas informacioneve paraprake grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin thasët me paratë, në një shumë që dyshohet të jetë rreth dy milionë euro. Firma private që transportonte lekët është “Nazeri”.
Autorët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes ndërsa forca të shumta policie janë në postblloqe për të bërë të mundur kapjen e tyre.







































