Bashkimi Europian mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit, deklarata vjen nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili thekson ndër të tjera se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik.
Në fjalën e tij në aktivitetin me temë ‘Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publik’ Soreca e konsideroi luftën ndaj korrupsionit si prioritet kyç për Shqipërinë.
“Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm”, u shpreh Soreca ndërsa shtoi se korrupsioni ka efekt shkatërrues në ekonomi.
Në aktivitet, krahas ambasadorit të BE-së ishte edhe kreu i ILDKPKI-së.