I quajti partnerin narko-trafikant, Rezarta Shkurta nxjerr foton dhe i ‘përvishet’ keq Berishës: Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot!

0
525

Rezarta Shkurta i është kundërpërgjigjur menjëherë ish-kryeministrit Sali Berisha pas akuzave të tij për bashkëshortin Ermal Hoxha.

Berisha kishte publikuar më herët një foto të Ermalit në të cilën shkruhej: “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”.

Më tutje ish-kryeministri shkruante se nipi i ish-diktatorit është një narko-trafikant i lënë i lirë.

Por Rezarta nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka publikuar postimin e Berishës ndërkohë që i kërkon të mos merret me nipin e atij që i ka hequr kallot e këmbëve:

“Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg”.

Hoxha la qelinë e burgut të Fierit pasi i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg nga dënimi për dosjen “Xibraka”.

Punësimi dhe sjella e mirë në ambientet e burgut, i shtuan pikë lirimit të parakohshëm të tij, sipas gjykatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here