Deklarata e fortë e Spartak Brahos: Ju tregoj dy “vrasësit me pagesë”

0
457

Deputeti i PS-së Spartak Braho është i palëkundur në qëndrimet që ka shprehur në Komisionin e Ligjeve, si për Luftën Antifashiste, ashtu dhe për institutin që drejton Tufa dhe që paguhet nga shteti.

Ai thotë se do t’i shkojë deri në fund propozimit që ka bërë për shkarkimin e Tufës. Gjithashtu Braho ka dhe një përgjigje për Gazmend Kapllanin.

“Nuk jam shqetësuar hiç fare. Përkundrazi, jam zbavitur. Nuk e njoh këtë Kapllanin, sikurse nuk njoh as Tufën. Unë do të vazhdoj në të njëjtin qëndrim dhe do të këmbëngul t’u shkoj deri në fund atyre që thashë në komisionin e ligjeve. Edhe për shkarkimin e Tufës. Përderisa ata do të vazhdojnë ta quajnë luftën antifashiste “luftë civile”. Përderisa t’i quajnë dëshmorët terroristë. Tufa e ka quajtur Heroin e Popullit Mustafa Matohiti kriminel! Si mund të heshtet para këtyre fëlliqësirave që ndotin dynjanë me shpifje? Pra do të vazhdoj të mbroj luftën dhe dëshmorët dhe do të luftoj që këta palaço të mos lehin si qentë kur shikojnë hënën, pra të mos vazhdojnë të nxijnë historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Të mos harrojmë se Tufa është “prashitur” në Bashkimin e ri Sovjetik të kohës së Jelcinit. Do të kërkoj t’i zbardhet dosja dhe të shikojmë se ç’përfaqëson ai”, tha Braho në një intervistë për Dita.

Ai i konsideroi Kapllanin dhe Tufën se i ngjasojnë si vrasës me pagesë.

“Unë mendoj se ky debat është shumë i nevojshëm përderisa do të ketë kokrra të tilla si Tufa dhe Kapllani. Ky Kapllani dhe Tufa më ngjajnë si vrasësit me pagesë. I paguan dikush dhe ata lehin qesim. Shiko, Xhevdet! Në një mesazh që më dërgonte para disa ditësh gazetari i njohur i Radio Tiranës, Xhelil Aliu, më shkruante ndër të tjera: “Ky Tufa sa e ka tarifën e shpërblimit për ta ndryshuar rrënjësisht historinë? Se përgjegjësi jo të pakët ka marrë mbi kurriz, duke e bërë të bardhën të zezë dhe anasjelltas. Instituti që drejtohet prej tij duhet ta ketë kuletën të majme…”. I thashë Xhelilit: Po, miku im, ka një kuletë të majme se paguhet nga qeveria dhe kjo qeveri (e Ramës pra) ka kohë që i ngroh dhe përkëdhel vemje të tilla për të zhbërë historinë. Është tjetër gjë se sa do t’ia arrijnë ta zhbëjnë,” tha Braho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here