Ylli Shehu, kandidati në listat e LSI i cili pranoi mandatin ishte një ndër deputetët e rinj që u komentua më shumë. Shehu ka folur për marrjen e mandatit të deputetit, pasi LSI dogji mandatet. Ai ka rrëfyer se nuk ka marrëdhënie të mira me ish kolegët e LSI, pasi Kryemadhi nuk i lejon të flasin. “Me ish kolegët nuk mund të them se kam ndonjë raport të veçantë, pasi shumica e tyre i kanë mbyllur sytë me shallin e errët të kryetares së partisë, dhe nuk flasin “me tradhtarët” siç më quajnë mua. Ka ndonjë që e mban një sy hapur për të bërë “lajmësin” mes nesh që jemi në parlament dhe atyre që janë jashtë tij, por nuk besoj që ju ka funksionuar. Nuk është çështje frike besoj, por koncepti që kanë për veten si qenie politike. Shumica e atyre që kanë ngelur janë mitingashë, që i ndajnë njerëzit në armiq klasash. Ky nuk është rasti im dhe unë nuk funksionoj kështu. Megjithëkëtë, në LSI kam ende disa miq të mirë që dalim mbi këtë ndasi mendjengushtë dhe vijojnë të kenë”, ka thënë Shehu për GSH.