Panik në tunelin e Kalimashit, ja çfarë ka ndodhur

0
541

Një makinë  me targa të Kosovës 04-542-GO nga Prizreni  që po udhëtonte drejt Tiranës është përfshirë  mëngjesin e së dielës në orën 08:30 minuta  nga flakët teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Thirrës në Kalimash. Pasi ka konstatuar flakët që vinin nga pjesa e përparme e makinës, shoferi  ka ndaluar makinën duke pritur ardhjen e makinë zjarrfikëse. Makina është  dëmtuar në masë të madhe. Për 30 minuta është bllokuar lëvizja në tunel. Për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here