“Jam skandalizuar”! Zef Brozi deklaratë të fortë nga SHBA për politikanët shqiptarë

0
383

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka shpërthyer ndaj politikanëve shqiptarë, që sipas tij, janë milionerë dhe i dërgojnë fëmijët në shkolla e universitete të shtrenjta jashtë vendit, ndërsa “tallen” me të rinjtë e studentët shqiptarë. Duke komentuar zhvillimet më të fundit të aktualitetit në Shqipëri, Brozi iu bën thirrje të rinjve nga Amerika që të mosbëhen vegla qorre të partive politike. “A nuk eshte turp per kedo qe proteston kunder ndertimit te nje shkolle publike ne Tirane a kudo qe te jete? Aq me teper kur kete e bejne disa studente e pedagoge te drejtuar nga disa partiak e politikane. Aq me teper kur shume nga keta politikane e partiak femijet e tyre i dergojne ne shkolla e universitete jashte vendit sepse jane milionere ne euro dhe jo si prinderit e varfer te atyre femijeve qe presin te shkollohen ne ate shkolle te re publike qe do ndertohet aty. Te humbur do jene ata qe protestojne kunder shkollimit e dijes! Jam skandalizuar kur kam pare edhe ndonje student ne Shkoder duke thyer xhamat e dyert e nje godine te re te fakultetit te tyre vetem se po vonohej qe godina te ishte gati per te filluar mesimi ne te! Uroj qe ata studente te mos jene studente te Drejtesise. Nese ishin studente te Drejtesise, zor se ata ta meritojne te jene gjyqtar a prokuror. U bej apel qytetareve te Shqiperise te mos behen vegla qorre te partive politike”, shkruan Brozi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here