Aksidenti në autostradë i gazetares Mira Kazhani, dalin detajet e reja/ Ja si e përplasi këmbësorin teksa po kalonte me vrap (Gjendja e saj)

0
551

Gazetarja Mira Kazhani është mirë fizikisht por e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në autostradë.

Burime nga dëshmitarë më vendngjarje përshkruajnë momentin kur këmbësori një djalë i ri është shfaqur papritur duke vrapuar mes përmes autostradës, ndërsa me gjithë frenimin e makinës përplasja ka rezultuar e paevitueshme.

Sipas ekspertizës shpejtësia ka qenë brenda normave të lejuara. Kazhani ka bërë testin e alkoolit ku ka rezultuar që nuk kish konsumuar asnjë gram alkool.

20 metra me tutje qëndron në mbikalim që shërben për këmbësorët, por që si në këtë rast edhe në shumë raste të tjera, autostrada Tiranë-Durrës është një makth për aksidente të tilla.

Në spital ndodhet këmbësori i cili po merr ndihmën. Mjekët ende nuk thonë nëse ka ndonjë lajm final për shëndetin e tij. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here