Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deputetin socialist Safet Gjici si kandidatin e PS për qytetin e Kukësit në zgjedhjet lokale.
Rama foli para banorëve të Kukësit me superlative për Gjicin, teksa tha e quajti kampion.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Jam i bindur se zhvillimet do të vijnë në të mirë të banorëve. Traditën e mikëpritjes e kemi shumë të fortë, edhe pse disa dalin te rruga. E dimë që pyll pa derra s’ka. Në kemi një program që mbështesim me para nga fondi i qeverisë për bujtinat dhe agroturizmin. Ka disa iniciativa, por duhet të ketë shumë më tepër. Ky aeroport këtu është mekanizmi që do të bëj një kapërcim të madh sepse do të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve rreth e rrotull. Do të ketë më tepër njerëz që do të kalojnë këtu, që do të blejnë, do të konsumojmë. Jemi në një moment për ndryshim shumë të madh të Kukësit. Jemi në momentin që ndryshimi duhet të fillojë që në Bashki. Kandidatin për kryetarin e Bashkisë, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E gjetëm dhe është kampion, ose të paktën për Kampion. Të paktën të mos fitoni Kampionatin, por të fitoni Bashkinë. Sado e mirë që të jesh, kur luan me një skuadër jo shumë të forte.
































