Mungoi seancën e kaluar dhe nuk bëri dot betimin në Kuvend, kjo është Ambra Borova, deputetja e re e LSI nga qarku i Shkodrës. Sot ajo ka marrë pjesë në seancë dhe është betuar sipas procedurës zyrtare.
Kujtojmë se Borova para pak ditësh ka sjellë në jetë një fëmijë dhe kjo ishte arsyeja që mungoi seancën e kaluar por sot, ajo e ka çuar deri në fund nismën për të qenë pjesë e Kuvendit të ri si përfaqësuese e LSI.
