Google search engine
Home Aktualitet Shtohen telashet për Lulzim Bashën, Kuvendi i kërkon KQZ të kryejë hetim...

Shtohen telashet për Lulzim Bashën, Kuvendi i kërkon KQZ të kryejë hetim të thelluar për lobimet, zbardhet rezoluta

0
393

Hetimet për skandalin e Partisë Demokratike për lobimet në SHBA pritet të thellohen. Teksa prokuroria po grumbullon materiale për muaj me radhë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar në këtë aspekt. Ky institucion nuk krehu asnjë hetim të thelluar mbi financat e PD, gjë që shkaktoi dhe debate një javë më parë në Komisionin e Ligjeve. Por dje anëtarët e këtij komisioni kanë hartuar një rezolutë për KQZ, duke kërkuar hetim të thelluar për lobimet e PD. Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i cili e ka quajtur KQZ të paaftë për të hetuar paratë e shpenzuara nga PD, të cilat kanë burime të dyshimta, por revista amerikane “Mother Jones” nxori në pah lidhjet me kompanitë ruse. Sipas tij, institucioni përgjegjës duhet ta kishte kryer këtë hetim që vitin e kaluar, duke kërkuar që me rezolutën e hartuar KQZ të bëjë transparent të gjitha financat e subjekteve politike. “Duke qene kontinuen në atë që shpreha javën e kaluar për problematikën e theksuar që ka patur lidhur me kontrollin e financave të partive politike dhe një mungesë totale të vendimmarrjes së KQZ, e cila ka qenë e paaftë të marrë vendime për këto raste . Nuk mund të shmanget futja në rezolutë e këtij problemin në mënyrë taksative. Këtu u pranua që KQZ ishte e paaftë të merrte vendimin për një fakt të njohur botërisht, ku ne e kemi hajdutin të kapur “me presh në dorë”. Ku një parti politike dhe lideri i saj është kapur duke financuar gati 1 milion dollarë nga para të panjohura. Në këto kushte, çdo rezolutë nuk mund të përkëdhelë më institucionin që ka detyrë të bëjë transparent financat, sepse nuk e bëri vitin e kaluar dhe shpresojmë ta bëjë këtë vit”, u shpreh Alket Hyseni.

Detajet e rezolutës

Nisur nga situata e krijuar si pasojë e hetimeve mbi financimet të dyshuara të Partisë Demokratike, Kuvendi ka menduar t’i ngarkojë KQZ-së detyrën për kontroll më të rreptë të shpenzimeve dhe kontributeve në adresë të forcat politike. Në projektrezolutën e diskutuar nga Komisioni i Ligjeve, theksohet se KQZ përveç hartimit të metodologjisë së kontrollit të financave, duhet ta ndjekë në detaje këtë çështje. Në rezolutë theksohet se ky institucion duhet të bashkëpunojë me autoritetin përgjegjës që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundërligjshme. “Të hartojë metodologjitë e kontrollit dhe verifikimit të shpenzimeve të financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale, brenda dhe jashtë vendit, duke shqyrtuar edhe mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet përgjegjëse që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundërligjshme. Të përmirësojë shqyrtimin administrativ të verifikimit të financimeve të fushatave zgjedhore jo vetëm mbi bazën e deklarimeve të subjekteve zgjedhore por edhe mbi bazën e dokumenteve dhe fakteve të deklaruara apo të bëra publike, duke referuar në eksperiencat e vitit 2018”, thuhet në projektrezolutën. Përmes kësaj rezolute në adresë të KQZ, mazhoranca i paraprin edhe skenarit për bojkot të zgjedhjeve vendore nga PD dhe LSI. “KQZ të marrë masa për garantimin e funksionimin e rregullt të administratës zgjedhore duke konsideruar që mund të ndodhet në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare”, thuhet në rezolutë. Projektrezoluta që mori mbështetjen e deputetëve socialistë në Komisionin e Ligjeve do kalojë për votim nesër në seancën parlamentare.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here