Pamjet e masakrimit me thika të Albert Bakos, ndërkohë që gardianët bëjnë sehir në qelitë e burgut famëkeq të Koridalos kanë tronditur edhe opinionin publik grek.
Spyros Karakitsios, President i Federatës së Gardianëve tha:
“Janë pamje të turpshme dhe të në vijë turp të gjithë pasi imazhet duket sikur janë në burgjet braziliane apo të Venezuelës, dhe jo në Greqinë europiane. Kemi njoftuar edhe më parë se situata është shumë e rendë në burgjet tona, por nuk është marrë asnjë masë”.
I pyetur për qëndrimin pasiv të gardianëve gjatë momentit kur Bako theret me thika, ai tha se kjo çështje po hetohet, por se sjellja është e pahijshme dhe se ata duhej të kishin ndërhyrë.
Albert Bako u ther me thika nga të burgosurit e tjerë në Koridalo ditën që ishte transferuar nga Chania.


































