Duke nisur që nga dita e mërkurë, datë 3 prill 2019 ora 08:00, do të fillojnë punimet për ndërtimin e Rrethrrotullimit të Kamzës. ARRSH ka njoftuar se punimet do të kryhen në aksin “Kryqëzimi i Universitetit Bujqësor- Kryqëzimi Kamës qendër”. Si pasojë e punimeve, qarkullimi i mjeteve do të bëhet me shpejtësi të reduktuar. Punimet ndërkohë pritet të zgjasin për 2 muaj. ARRSH ka kërkuar mirëkuptim nga drejtuesit e mjeteve, për të respektuar sinjalistikat që do të vendosen.