Kërkon të hyjë në parlament, Kujtim Gjuzi del me deklaratë të fortë: Kam marrë kërcënime, do shikoni një nga emrat e njohur…

0
405

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka treguar kërcënimet që ka marrë pas deklaratave të tij se do të pranonte mandatin e deputeti.

Gjuzi ka treguar se ka marrë kërcënime nga një eksponent pranë opozitës.

Gjuzi e quan atë si “njëshi”. Kreu i Konservatorëve të Shqipërisë u shpreh se këto kërcënime nuk i llogarit fare, prandaj nuk ka bërë as denoncim në Polici.

“Tani nuk kam dëshirë që t’u bëjë të ditur. Mund të vini të shikoni sms-të në telefonin tim dhe do shikoni një nga emrat e njohur pranë subjeteve tani jashtë Parlamentit, besoj për ju është i njohur. Plus kam dhe një mesazh tjetër nga njëshi, bësoj se kuptohet kush është njëshi” tha Kujtim Gjuzi në një intervistë për Dosja.al .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here