Videoja që po bën xhiron e botës/ Papa Francesku nuk lejon besimtarët t’i puthin unazën, ja reagimet e çuditshme

0
407

 Papa Francesku ka refuzuar disa herë që besimtarët të puthin unazën e tij papale gjatë një ceremonie në Basilica della Santa Casa.

Ai nuk dukej i gatshëm të lejonte laikët ta respektonin atë duke puthur unazën e tij, një simbol i shenjtë i Papës në kishë.

Video e tregon atë duke qeshur me edukatë ndërsa të devotshmit gjunjëzohen para tij, por ndërsa secili prej tyre përpiqet të puthë unazën, ai menjëherë e heq dorën.

Puthja e unazës shihet si shenjë respekti për zyrën, por një prej ndihmësve të Papës tha se “ndonjëherë ai e pëlqen këtë gjë, ndonjëherë jo”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here