Ekzekutimi i Jurgen Kurtit nga vrasës me pagesë, dalin detajet tronditëse/ Kush i njoftoi atentatorët për lëvizjet e viktimës dhe si u takuan pas krimit

0
429

Zbardhen të tjera detaje lidhur me lëvizjet e 4 të rinjve, të cilët akuzohen për vrasjen e 26 vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e 18 marsit në sheshin ‘Wilson’ në Tiranë.

Siç raporton ‘news 24’, pas grumbullimit të kamerave të sigurisë, policia ka nisur fillimisht verifikimin e mjetit që kanë përdorur atentatorët.

Ka qenë hetimi mbi makinën tip ‘Benz’ ngjyrë gri ajo që ka orientuar më pas policinë për identifikimin dhe kapjen e 3 të rinjve. Nga të dhënat e deritanishme, makina është me dokumente të rregullta në pronësi të personit tjetër të shpallur në kërkim dhe e regjistruar në Fier.

Sa i takon rolit të personave të arrestuar, bazuar edhe nga 50 kamera sigurie të sekuestruara në zonën ku ndodhi atentati, është zbardhur edhe roli i tyre para dhe pas atentatit ndaj Kurtit.

Mësohet se ka qenë 21-vjeçari Elsi Levendi ai i cili ka njoftuar tre të rinjtë e tjerë për lëvizjet e 26-vjeçarit, të cilët më pas e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash pranë banesës.

Pas aktit, referuar edhe nga pamjet e kamerave, Levendi u takua me tre autorët e dyshuar në makinën ‘Benz’ në zonën e Komunës së Parisit dhe më pas janë larguar.

Dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, pasi policia përgjoi më parë edhe telefonat e të rinjve.

Ata nuk ishin të punësuar dhe ishin vetëm me arsim 9-vjeçar. Policia në momentin e arrestimit u gjeti armën e krimit dhe makinën në banesën e Alesio Berberit, njëri nga të arrestuarit. Bashkë me ta edhe një shumë parash dhe një sasi droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here