Bllokimi i buxhetit të Bashkisë, Ambasadori i BE i përgjigjet kryebashkiakes së LSI (LETRA)

0
412

Kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira, ka publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale një letër zyrtare nga Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca lidhur me mosmiratimin e buxhetit të vitit 2019 për Bashkinë Prrenjas.

Pas letrës që Rira i ka dërguar Sorecës ai ka reaguar dhe shprehur shqetësim për këtë problem duke thënë se kjo gjë prek qytetarët dhe shërbimet publike për ta. Ndonëse Ambasadori ka shkruar që përgjegjësi për normalizimin e situatës duhet të mbajnë institucionet shqiptare, ai shkruan se është themelore mbarëvajtja dhe funkionimi i qeverisjes vendore.

Më tej në statusin e saj Kryetarja e Bashkisë ka bërë me faj këshillatët e PS dhe thotë që janë ata që po dëmtojnë banorët e Prrenjasit të cilët presin shërbime dhe të mira materjale.

Statusi i plotë i Miranda Rira:

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar me ane te nje letre, drejtuar Kryetares se bashkise, Znj. Miranda Rira.

Ne letren e tij, Z. Soreca shpreh shqetesimin e thelle lidhur me mosmiratimin e buxhetit te vitit 2019, per bashkine Prrenjas.

Bllokimi dhe mosmiratimi i buxhetit, nga keshilltaret e PS, kryetarja e keshillit bashkiak dhe deputetet e PS, demton ne menyre themelore, banoret e Prrenjasit te cilet presin sherbime dhe te mira materiale.

I bejme thirrje ne veçanti, llogaritarit te kooperatives se tipit te larte, pseudo-deputetit Nuri Belba , mos vazhdoje me presionet e tij ndaj keshilltareve, te cileve duke ngrene gjize neper lokale ju thote: “mos e miratoni buxhetin ose e shtyni sa me gjate, qe kur te vime ne, te kemi naj lek”. Duke bllokuar ushqimin e femijeve ne kopesht dhe ne çerdhe, duke lene 40.000 mije banore pa sherbime, duke lene Prrenjasin te fundit nga 61 bashki te vendit tone, “nuk keni per te ardhur kurre” , por do ta merrni pas qafe, ate qe meritoni.

Edhe ambasadoret e huaj kane reaguar, duhet te reflektoni per kete te keqe qe po ju beni banoreve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here