Romeo Kara: Po pengohen hetimet për korrupsionin galopant të Berishës e Metës, afera e CEZ ende nuk po zbardhet

0
440

Juristi Romeo Kara ka lëshuar dje akuza shumë të forta ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Ilir Meta, sa i takon aferës së CEZ. Ai ka vijuar dje përballjen në gjyq me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, pasi ky i fundit e ka paditur atë për shpifje. Por Kara ka thënë për mediat se atij po i bëhet presion që të heqë dorë nga kjo çështje. Sipas tij, palë në këtë është edhe prokurori Agron Gjana, i cili mungoi dje në gjyqin për shpifje.

“Nuk mund të rrimë kaq pasivë në një gjyq politik, ku mohohet e drejta e fjalës, dhe që ka për qëllim që të pengojë proceset ndaj korrupsionit galopant të Berishës dhe Metës. Kam bërë tre kallëzimeve. Do të kërkoj që të përjashtohet prokurori i çështjes, që mungoi sot. Për çudi është i njëjti prokuror për tre gjyqe, në dy prej të cilëve unë jam dënuar”, tha Romeo Kara. Ky i fundit ka pasur disa përballje gjyqësore me Shkëlzen Berishën. Në një padi që ka dorëzuar në gjykatë, Kara pretendon se Shkëlzen Berisha dyshohet se ka pasur kontakte me çekët e CEZ. Romeo Kara është shprehur se ka disa email-e, ku gjatë komunikimit mes drejtorit çek në Shqipëri, Josef Hejsek dhe nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, flitet për takimin e tyre me Sali dhe Shkëlzen Berishën. “Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj. Do të të pres ty dhe Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova me detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së kryeministrit”, thuhet në emil-in që drejtori i CEZ-it në Tiranë i shkruan numrit dy të CEZ-it mëmë në Pragë në 28 janar 2010, sipas pretendimeve të juristit. Ndërkohë prokurori po vijon hetimet për këtë çështje dhe ende nuk ka dalë në përfundim nëse ka vepër penale apo jo me aferën e CEZ. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here