Google search engine
Home Aktualitet Me flori të bëra me dorë/ A e dini me çfarë syzesh...

Me flori të bëra me dorë/ A e dini me çfarë syzesh shëtit nëpër Tiranë Kryemadhi? Çmimi është stratosferik (Foto)

0
610

Në çdo dalje publike Monika Kryemadhi, flet për hallet dhe problemet që kanë qytetarët, për varfërinë dhe papunësinë që e ka mbërthyer vendin tonë, flet për një numër të lartë papunësie. Por kryetarje e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga ana tjetër shëtit me veshje të shtenjta, ku vetëm syzet kanë një çmim marramendës. Vite më parë ka publikuar fotot e vilës në Gjirin e Lalzit, të mbuluar nga luksi.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për tu njohur me çmimin marramendës të syzeve që mban Monika Kryemadhi, ato kushtojnë 1500 euro.

Vlerë të cilën shqiptarët duhet të punojnë minimalisht 5 muaj për të blerë vetëm një palë syze. Garderoba e Monika Kryemadhit, vlen me shifra që shqiptarët e thjeshtë as nuk i ëndërrojnë dot. Ndërkohë që sipas Kryemadhit dhe bashkëshortit të saj deklarojnë se nuk kanë asnjë biznes, vetëm rroga e një deputeti nuk e justifikon një çmim të tillë.

Me një kërkim të thjeshtë në internet syzet e Kryemadhit kanë vlerën e rreth 1500 eurove, të markës “Chrome Hearts”, me flori të bëra me dorë, të modelit “Diamond Dog”. Këto lloj syzesh kanë një sasi të limituar në treg dhe mezi gjenden, por çfarë është ky çmim për Monën, që nuk e mendon dy herë për ti pasur dhe për t’i bërë të vetat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here