Ralf Gjoni ishte deputeti i 94 që u betua në Kuvend, çka i jep mundësi Kuvendit për ndryshime kushtetuese.Por Gjoni ishte i qartë kur tha se shkarkimin e presidentit Meta nuk do ta votonte, të paktën jo përsa kohë nuk merr zgjidhje kriza politike.Ralf Gjoni: Kam aderuar pranë LSI, dhe nga angazhimi im edhe pranë zotit Meta kam vetëm kujtime të bukura, dashuri, miqësi dhe dashamirësi. Nuk e hedh poshtë atë që kam kaluar. Unë e them qartazi dhe pa mu dridhur syri se shkarkimin e Metës nuk do ta votoja në parlament.Në këto kushte jo njëherë. Kreu i Shtetit deklaroi dje se është gati të sakrifikonte, nga dorëzimi i mandatit si President deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.