I mahnitur nga zëri i saj, ja me kë këngëtare shqiptare do të bashkëpunojë Kanye West

0
426

Kanye West ka deklaruar së fundmi se kërkon të sjellë një projekt të ri muzikor me një këngëtare shqiptare. Burime pranë artistit kanë bërë me dije për “The Sun” se Kanye synon të bashkëpunojë me Dua lipën. Ata janë shprehur se reperi i suksesshëm është i mahnitur nga zëri i Dua-s dhe do me patjetër ta përfshijë atë në albumin e tij të ri të titulluar “Yandhi”. “Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe e di që ajo është momentalisht shumë e kërkuar në industri. Ajo tashmë është bashkuar me Calvin Harris dhe ai e ka vënë re sesa shumë që po ecën në muzikë. Kanye ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për t’i performuar me të dhe tanimë po pret që ta bëjë atë pjesë të albumit të ardhshëm “Yandhi” “– kanë treguar burimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here