Rusia pas pesë muajve ndryshon qëndrimin për Maqedoninë e Veriut

0
402

Ministria e Jashtme e Rusisë dje përmes një njoftimi informoi se Federata Ruse ka pranuar Maqedoninë e Veriut me emrin e ri kushtetues, dhe se shtetin në vazhdim do ta njohë me emrin e ri.

Vendimi i Rusisë për njohjen e Maqedonisë me emrin e ri kushtetues, vjen vetëm pesë muaj pasi deklaruan të kundërtën. Më 20 tetor të vitit të kaluar Ambasada Ruse në Shkup njoftoi se Rusia Maqedoninë e Veriut ka pranuar me emrin e saj kushtetues para 26 viteve dhe këtë qëndrim nuk do ta ndryshojë.

Mbrëmë kryeministri Zoran Zaev ka pritur në takim ambasadorin rus Sergei Bazdnikin, i cili i dorëzoi kopje të notës së ministrisë ruse, se Rusia ka pranuar Maqedoninë e Veriut me emrin e ri kushtetues.

Siç informuan nga qeveria, në takim Zaev dhe Bazdnikin kanë konfirmuar angazhimin e të dy vendeve për ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me dialog aktiv.

Ndryshe, nënshkrimi i Marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës, e cila solli edhe tek ndryshimi i emrit të Maqedonisë, nga Rusia është vlerësuar si ndërhyrje e shteteve perëndimore.

Zyrtarisht nga Moska janë deklaruar se mbështesin një marrëveshje mes Shkupit dhe Athinës, e cila do të jetë e pranueshme për të dy vendet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here