Ekzekutimi mafioz i Jurgen Kurtit, ish-drejtuesi i Policisë del me deklaratë ‘bombë’: Ndoshta nuk është mirë që reagoj kështu, por…

0
399

Atentati që i mori jetën të riut Jurgen Kurti, mbrëmjen e djeshme në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi” ka sjellë reagimin e ish-drejtuesit të Policisë, Mit’hat Havari. Havari e ka quajtur Jurgen Kurtin një kriminel, mostër që vrau babanë e tij dhe ia la autorësinë dajës. Më tej ish-drejtuesi i policisë shkruan se mostra vrau edhe një tjetër person. Gruaja kërkoi drejtësi, por nuk u vu kurrë. Pas gjithë mllefit që shfry në reagimin e tij, në fund Havari shkruan se  nuk është mirë që reagon kështu, por e bën nga urrejtja që ndjen për organet ligj zbatuese. Postimi i plotë: Vrasja e nje krimineli dje tregoi qarte ne çgjendje te rende eshte drejtesia Shqiptare perfshi polici prokurori gnykate .Monstra vrau te atin para vitesh , e kamufluan dmth korruptuan sistemin dhe e mori dajua i tij atoresin e vrasjes , si i thone dajua vret per nipin .Keshtu shkoi dajua ne burg ne vend te vrasesit dhe vazhdon brenda ne burg.Me siguri tani qe nipi u vra , ai do kerkoj te dali nga burgu me pretekstin se nuk e vrau ai por nipi .Po ky monster ne 2017 masakroi deri ne vdekje nje fakir ne Durres, uluriti e mjera grua kerkoi drejtesi , por drejtesia kish vdekur monstra vazhdoi i lire .Te gjith heshten ne Durres , nga policia prokuroria e ne vazhdim.Por kur nuk vepron shteti vepron vetgjyqesia , une uroj ta kene vrare per ate nga Durresi hallall .Ndoshta nuk eshte mire qe reagoj keshtu , por e bej nga urrejtja qe ndjej per organet ligjzbatuese .Ne ferr shkofte , kurre djale ashtu qe vret babain e tij .Kujt i duhet valle ?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here