Dhuna në protestën e opozitës/ Burg për 4 protestues, 10 persona vetëm detyrim paraqitje (EMRAT)

0
462

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga 17 të arrestuarit për protestën e dhunshme ditën e shtunë në datë 16 mars para parlamentit. Në burg janë lënë; Aldi Spaho, Gazmir Bekshiu, Ermir Bruka dhe Pal Daija.

Ndërsa Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rrahja u lanë me detyrim paraqitje.Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim 7 persona, pjesëmarrës në protestë.Një ditë pas protestës së 16 marsit policia  procedoi 33 persona për dhunën e ushtruar në protestën para parlamentit të Shqipërisë, mes të cilëve edhe Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili ka qenë dhe organizatori i protestës.  Në protestën e opozitës të së shtunës, përpara Parlamentit pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Nga radhët e policisë pati 3 efektivë të lënduar, si dhe disa protestues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here