Opozita e re/ Balla zbulon strategjinë e PS dhe ka një ftesë për deputetët e rinj

0
329

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në një komunikim që ka pasur për mediat u shpreh i bindur se PD dhe LSI do të hyjnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. ‘’PD duhet që tiu përgjigjet votuesve të vet, unë jam i bindur që do të hyjnë në zgjedhje”, u shpreh Balla.

Pyetur nga gazetarët lidhur me Reformën Zgjedhore, Balla nuk e mohoi faktin që ajo mund të votohet me ndihmën e deputetëve të rinj që kanë hyrë në Kuvend, për të zëvendësuar largimet nga PD dhe LSI.

“Unë ju bëj një ftesë deputetëve të rinj të opozitës që të vijnë dhe të shohin draftin e propozuar për Reformën Zgjedhore, që është ndjekur nga afër dhe nga ekspertët më të mirë gjermanë. Dëshira jonë është që të ishin të gjitha partitë politike, por me deputetët e rinj mund të çojmë në një draft përfundimtar për këtë Reformë”, tha më tej Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here