Super-aksioni/ Kapen ‘mat’ babë e bir, e pabesueshme çfarë iu gjeti policia në shtëpi dhe në servisin e kasetofonave (Video)

0
530

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve falë besimit dhe bashkëpunimit qytetar, finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”, sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike kanabis dhe arrestohen në flagrancë babë e bir.

Nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  falë bashkëpunimit me qytetarët si dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:  B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos ( babë e bir)

Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here